Serbët e Kosovës vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat me targa “KM”

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 09:15
Serbët e Kosovës vazhdojnë t’i regjistrojnë veturat me targa “KM”

Zyra e ashtuquajtur e Policisë së “Mitrovicës” me seli në Rashkë të Serbisë po vazhdon regjistrimin e automjeteve me targa KM.

Qytetarët kanë treguar se procesi zgjat pak minuta dhe nuk ka turma, përcjell "Kosova Sot Online".

“Të gjithë punën e bëra praktikisht në dy minuta. Nuk kishte asnjë problem”, i tha Miliçeviç, mediumit Kosovo Online, pasi e bëri regjistrimin deri më 9 dhjetor 2023.

(Kosova Sot Online)