Vjosa Osmani cakton 25 dhjetorin për zgjedhjet e Kuvendit Komunal në Zveçan e Leposaviq

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 10:27
Vjosa Osmani cakton 25 dhjetorin për zgjedhjet e Kuvendit Komunal në Zveçan e Leposaviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar datën 25 dhjetor për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit Komunal në Zveçan e Leposaviq, shkruan "Kosova Sot Online".

“Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit”, ka njoftuar Presidenca.

(Kosova Sot Online)