Gruaja e vrarë me sëpatë në Prishtinë, kujtohet nga shkolla “Dardania”: Ishte qetë, e edukuar dhe shumë e dashur

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 12:07
Gruaja e vrarë me sëpatë në Prishtinë, kujtohet nga shkolla “Dardania”: Ishte qetë, e edukuar dhe shumë e dashur

Sadije Godeni dyshohet se është vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj, Izet Godeni, 70 vjeçar mëngjesin e së premtes në Prishtinë.

E ndjera ishte arsimtare e lëndës së Gjeografisë, në shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, shkruan "Kosova Sot Online".

Përmes një njoftimi në "Facebook", shkolla  është shprehur e pikëlluar me vdekjen e kolegës së tyre.

Postimi i plotë:

N J O F T I M M O R T O R

Me dhimbje të thellë sot më datë 25.11.2022 në orët e mëngjesit morëm lajmin e ndarjes nga jeta të koleges sonë znj. Sadije Miftari- Godeni, arsimtare e lëndës së Gjeografisë. Ajo u shqua gjithmonë si person i qetë dhe i edukuar, dhe do ta kujtojmë me mall gjithmonë edhe për kontributin e saj shumëvjeçar meqë shkolla humbi një person shumë të dashur.

Me këtë rast, poashtu ju njoftojmë se të gjitha aktivitetet e planifikuara sot në shkollë për nder të Festës së 28 Nëntorit anulohen!

Arsimtares sonë i pushoftë shpirti në paqe!

Me pikëllim,

Drejtoria dhe gjithë stafi i shkollës.

(Kosova Sot Online)