Albulena Haxhiu reagon për vrasjen në Prishtinë: Është tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 12:22
Albulena Haxhiu reagon për vrasjen në Prishtinë: Është tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar rreth vrasjes në Prishtinë, ku një burrë i moshës 70 vjeçare dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 63 vjeçare me sëpatë, shkruan "Kosova Sot Online".

Haxhiu është shprehur se vrasja e grave nga burrat e tyre është një fenomen për tu shqetësuar.

Postimi i plotë:

Në mëngjesin e sotëm, rrugës drejt aktivitetit të parë të Kampanjës "16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore", aktivitetit në shkollë me nxënës dhe arsimtarë, mora lajmin tronditës: Një grua vritet nga burri i saj. Një arsimtare e një shkolle në Prishtinë.

Është fenomen tejet shqetësues, vrasja e grave nga burrat e tyre.

Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve, por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë.

Familjes, kolegëve dhe nxënësve, i shprehim ngushllimet më të sinqerta!

(Kosova Sot Online)