Vrasja e 63 vjeçares nga burri i saj 70 vjeçar, Krasniqi: Fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 13:37
Vrasja e 63 vjeçares nga burri i saj 70 vjeçar, Krasniqi: Fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Prishtinë, burri i moshës 70 vjeçare dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij 63 vjeçare me sëpatë, shkruan "Kosova Sot Online".

Krasniqi është shprehur se ky është një lajm tragjik.

Po ashtu, Krasniqi ka shkruar se është koha për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje.

Ky është postimi i tij:

Tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares Sadije Godeni në Prishtinë. Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte deduar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë.

Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!. 

(Kosova Sot Online)