Abazi pyet Gërvallën për ngecjen e njohjeve të reja dhe anëtarësimeve

  • E.K /
  • 25 November 2022 - 15:30
 Abazi pyet Gërvallën për ngecjen e njohjeve të reja dhe anëtarësimeve

Deputeti i VV -së, Haki Abazi, i ka bërë disa pyetje ministres, Donika Gërvalla rreth pakënaqësive që ka ai rreth diplomacisë kosovare.

Haki Abazi e ka pyetur ministren Gërvalla se çfarë masa do të ndërmerr, në ngecjet e njohjeve të reja ndaj Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

“Kemi ngecje në njohje të reja dhe në diskutimin, por edhe në anëtarësimin direkt në mekanizma ndërkombëtarë, sic është UNESCO, INTERPOL-i, etj”, ka thënë Abazi, duke pyetur ministren nëse kanë ndërmarra masa për efektivitet në këtë drejtim.

“Sa i përket strategjisë së njohjes, unë ju propozova që të takohemi edhe njëherë gjatë këtij viti dhe ta bisedojmë shtruar. Një pjesë edhe në mënyrë jopublike, pasi është cështje e ndjeshme”, tha Gërvalla.

“Një dyminutësh rreth kësaj teme nuk besoj se do të shërbente as për informim të mirë tuajin, as për t’i shkuar temës në fund”, tha ministrja.

(Kosova Sot Online)