Gërvalla: Ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre franko-gjerman

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 16:17
Gërvalla: Ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre franko-gjerman

Zgjidhja finale në dialogun Kosovë-Serbi është njohja reciproke, ka deklaruar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas saj detyra e kabinetit qeveritar dhe presidencës është që në procesin e negocimit të jenë serioz dhe të vendosur.

Gërvalla nuk pranoi që të japë detaje për planin franko-gjerman për dialogun.

“Detyra ime si ministre e Punëve të Jashtme së bashku me kolegët në qeveri dhe presidentët është që në procesin e negocimit të kushteve të jemi serioz dhe të përpiqemi në çdo hap që zgjidhja finale është vetëm njohja reciproke dhe asgjë tjetër…Ju e dini se me planin franko-gjerman me kërkesë të partnerëve tanë na është lutur që të trajtojmë në mënyrë konfidenciale, unë nuk do të thyejë atë konfidencialitet, pasi ju takon autorëve të prezantojnë planin e tyre ose të merremi vesh që ne të flasim për atë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)