A ka garanci për furnizim me rrymë gjatë dimrit në Kosovë!

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 16:42
A ka garanci për furnizim me rrymë gjatë dimrit në Kosovë!

Nuk ka asnjë garanci se furnizimi me rrymë në Kosovë do të jetë  kështu edhe gjatë dimrit, thonë nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Furnizimi në stinën më të ftohtë të vitit, kur edhe rritet nevoja për ngrohje, do të varet nga niveli i prodhimit vendor të rrymës, niveli i konsumit dhe çmimi në berzat ndërkombëtare, sipas tyre.

Ky i fundit ka ndryshuar shumë gjatë muajve të fundit, për shkak të krizës globale energjetike, të thelluar nga lufta në Ukrainë.

Çmimi i rrymës në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më 24 nëntor, ndërkaq, çmimi ka qenë 265 euro për megavat.


(Kosova Sot Online)