Detaje nga vrasja që tronditi Prishtinën

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 16:52
Detaje nga vrasja që tronditi Prishtinën

Në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, mëngjesin e sotëm 63-vjeçarja S.G. u gjet e vrarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se ka kryer bashkëshorti i saj I.G. i cili tashmë është arrestuar.

Për Sabrie Kataroshin, fqinje e afërt me familjen, ngjarja që tronditi Kosovën mëngjesin e sotëm, ende nuk po i besohet që ka ndodhur.


Ajo thotë se ka dëgjuar në mëngjes kur janë përplasur dyert nga Policia, por thekson se si fqinjët kanë qenë të qetë.

“Nuk po mundem me besu, shumë njerëz të mirë si burri si gruja! Jam habitë që ka ndodhur as nuk po ha e as nuk po pi, jam tmerruar! E ka mbyt po thojnë kurrë nuk kisha besu….e kam dëgju derën, policia sigurisht kanë ardhur, atëherë dera mbyll ka qenë dhe menjëherë dyert e korridorit janë përplasur që kurrë nuk i kam dëgjuar duke u përplasur, atëherë ndoshta kufomën e kanë marrë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)