Papa u thotë popullit të Ukrainës, dhimbja e tyre është dhimbja e tij

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 18:48
Papa u thotë popullit të Ukrainës, dhimbja e tyre është dhimbja e tij

Papa Françesku shkruan me dashurinë e një babai të pikëlluar me fëmijët e tij, me dhimbjen e pastorit që sheh një popull të plagosur nga "shkatërrimi dhe dhimbja, uria, etja dhe të ftohtit", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Letra u shkrua nga Papa Françesku drejtuar popullit të Ukrainës saktësisht nëntë muaj nga shpërthyerja e "çmendurisë absurde të luftës", muaj në të cilët ai ka nisur mbi njëqind apele për kombin e "martirizuar". Ai u drejtohet të gjithëve: grave, viktimave të dhunës ose të vejave të luftës; të rinjve të dërguar në front; për të moshuarit që kanë mbetur vetëm; atyre që janë bërë refugjatë ose persona të zhvendosur; vullnetarëve dhe priftërinjve, autoriteteve të vendit.

Piskopi i Romës u shpreh të gjithëve afërsinë duke u kërkuar që të mos humbasin guximin në kohë vështirësish dhe sprovash dhe shpreh “admirimin” e tij sepse, siç e ka treguar tashmë historia, ata janë “një popull i fortë, një popull. që vuan e lutet, qan e lufton, reziston e shpreson: një popull fisnik e martir”.

(Kosova Sot Online)