Paralajmëron Bajrami: Kriza energjetike në vend do të rikthehet

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 21:13
Paralajmëron Bajrami: Kriza energjetike në vend do të rikthehet

Kriza energjetike në vend do të rikthehet, ka paralajmëruar ish ministrja për Tregëti dhe Industri Hykmete Bajrami, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj prodhimi i brendshëm nuk do të mund të mbulojë kërkesën për furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

Dëmet nga reduktimet e energjisë elektrike sipas deputetës Bajrami do të jenë shumë të mëdha duke u nisur nga sektorët vital, shëndëtësia dhe arsimi, pastaj industria dhe ekonomitë familjare.

“Shumë mjete të parapara për investime kapitale mund të riorinetohen për blerjen e energjisë elektrike, vet qeveria ka deklaruar se deri në 300 milion euro mund të përdorën për blerjen e energjisë elektrike. Përvec kësaj sipas shpenzimeve të publikuara deri më tash, shpenzimet për pagesën e energjisë për veriun mund të shkojn deri në 100 milion euro”, ka pohuar ish-ministrja Bajrami.

Në anën tjetër sipas saj me miratimin e masave emergjente për furnizim me energji elektrike qeveria synon që t’i legjitimoj reduktimet dhe t’ua pamundësoj bizneseve që të ankohen për mos furnizimim të rregulltë me energji elektrike ose edhe që të padisin furnizuesit për dëmet e mundshme nga mungesa e energjisë elektrike.


(Kosova Sot Online)