Kurti: Gjukanoviq e njeh rajonin ndoshta më mirë se unë

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 23:00
Kurti: Gjukanoviq e njeh rajonin ndoshta më mirë se unë

Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve nuk do të përkeqësohen, pasi sipas tij, edhe Gjukanoviq e njeh mirë rajonin për shkak të përvojës që ka, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë të publikuar sot në Gradska TV, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nuk mendoj se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve do të përkeqësohen, mendoj se do të përmirësohen. Jam i bindur për këtë sepse Mali i Zi është anëtar i NATO-s, por edhe presidenti Gjukanoviq. Ai është shumë i qartë dhe e njeh rajonin ndoshta më mirë se unë. Unë di shumë gjëra, por mendoj se zoti Gjukanoviq e njeh më mirë rajonin tonë për shkak të përvojës që ka dhe nuk mendoj se marrëdhëniet tona do të përkeqësohen", tha ai.

"E di që Ballkani i Hapur është i hapur ndaj Malit të Zi, por nuk mendoj se Mali i Zi është i hapur ndaj Ballkanit të Hapur”, thekson Kurti.

(Kosova Sot Online