Edhe kjo ndodhë në Lipjan: Një grua e godet me veturë policin

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 09:36
Edhe kjo ndodhë në Lipjan: Një grua e godet me veturë policin

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Lipjan, shkruan "Kosova Sot Online".

Një grua përderisa ishte duke vozitur me veturë, nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin i cili ishte zyrtar policor.

Viktima ka pësuar lëndime, ku ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.