Prizren: Lëndohet me gërshërë një person nga një mashkull tjetër

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 09:46
Prizren: Lëndohet me gërshërë një person nga një mashkull tjetër

Një person është lënduar  me gërshërë aksidentalisht nga një person tjetër në fshatin Korishe, të Prizrenit, shkruan "Kosova Sot Online".

Viktima ka marrur trajtim mjekësor Në QKUK.

“Fsh. Korishe, Prizren 24.11.2022-12:40. Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht është lënduar me gërshërë nga një mashkull kosovar. Palët janë intervistuar, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)