Ish-koloneli:Ushtari i vendit duhet ta ketë pagën e dinjitetshme, një pjesëtar me një pagë 500 euro vështirë e përballushme

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 11:13
Ish-koloneli:Ushtari i vendit duhet ta ketë pagën e dinjitetshme, një pjesëtar me një pagë 500 euro vështirë e përballushme

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, është shprehur i shqetësuar me largimin e kolegëve të tij nga FSK-ja dhe për pagat brenda FSK -së, transmeton "Kosova Sot Online".

Veseli ka shtuar se është i pakënaqur me pagat në këtë krizë ekonomike.

Ish-koloneli tutja ka theksuar se paga 500 euro i një një pjesëtari të FSK-së është e vogël, duke thënë se ushtari duhet të ketë një pagë më të dinjitetshme.

“Kam informacione për draftin e ligjit të pagave për kolegët e mi në FSK. Nuk jam i kënaqur me nivelin e ngritjes së pagave, pra nuk mjafton duke e parë krizën ekonomike dhe inflacionin. Edhe pse pjesëtari i FSK-së ka shumë benefite, por një pjesëtar me një pagë 500 euro, është shumë vështirë me përballu muajin. Ushtari i vendit duhet ta ketë pagën e dinjitetshme, kështu mendoj edhe për policinë e Kosovës, që ai të jetë i qetë dhe nuk duhet të mendojë për familjen sesi duhet ta kalojë muajin”, u shpreh Veseli.