Sali Berisha: Me fondet e tërmetit qeveria bleu vota, shpërndau 160 mln € në fushatë

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 13:15
Sali Berisha: Me fondet e tërmetit qeveria bleu vota, shpërndau 160 mln € në fushatë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një video në rrjet social, ka folur për tre vjetorin e tërmetit në Shqipëri, të vitit 2019, përcjell "Kosova Sot Online".

Berisha ka akuzuar Qeverinë, ku sipas tij i kanë shpërndarë në fushatë tek militantët 160 mln euro.

“Qeveria e ka përdorur për dy qëllime. Qëllimi i parë ka qenë të vjedhë. Çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tmerrin ka kushtuar 5 herë më shtrenjtë se ato të bëra nga autoritete turke dhe donatorë të tjerë. Së dyti i përdori ata në mënyrë kriminale për të blerë vota. Kjo qeveri shpërndau në fushatë tek militantët 160 mln euro tërësisht. Sot janë me qindra familje që jetojnë tek të afërmit e tyre dhe në çadra. Për 51 shpirtra të marrë, absolutisht nga korrupsioni qeveritar pasi banesat ishin bërë të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit nuk ka asnjë drejtësi. Në vend që të ishin të burgosur ministra dhe zv. ministra, të ishin arrestuar drejtorë, të kishte dhënë dorëheqjen Edi Rama. Por jo, ata u liruan dhe Edi Rama grabiti mandatin e tretë.”, tha Berisha.

(Kosova Sot Online)