Kurti: Në 23 vjetët e fundit me Serbinë më shumë kemi pasë armëpushim sesa paqe e vërtetë

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 14:08
Kurti: Në 23 vjetët e fundit me Serbinë më shumë kemi pasë armëpushim sesa paqe e vërtetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në tubimin e socialistëve në Spanjë ka thënë se në 23 vjetët e fundit mes Kosovës dhe Serbisë më shumë ka pasë armëpushim sesa paqe, transmeton "Kosova Sot Online".

“Sipas Kantit, një zgjidhje e vërtetë paqeje nuk është e mundur pa anuluar shkaqet ekzistuese të një lufte të ardhshme. Është e qartë, pra, se ajo që kemi pasur në 23 vitet e fundit mes dy vendeve tona është më tepër një armëpushim i thjeshtë sesa një paqe e vërtetë. Pyetja e qartë është: si t’i afrohemi paqes së vërtetë?”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)