Albin Kurti nga Spanja për Josep Borell, "Ndoshta Borrell po shmanget nga puna e tij e përfaqësimit"

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 15:50
Albin Kurti nga Spanja për Josep Borell,

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur në një intervistë për mediumin spanjoll “El periodico”.

Kurti ka thënë për kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borell se ndoshta po shmanget nga puna e tij e përfaqësimit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Mendoj se ndoshta zoti Borrell po shmanget nga puna e tij e përfaqësimit, nga zgjidhja evropiane e mbrojtur nga Franca dhe Gjermania. Unë besoj se një kryeministër nuk duhet të fokusohet në çështje aq teknike sa çështja e targave. Dhe zoti Borrell duhet të shtyjë për një marrëveshje të vërtetë dypalëshe me Serbinë, në vend që të vrapojë me këtë çështje”, ka thënë Kurti për “el periodico”.

“Sot po them me keqardhje, ai [Borrell] hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, u tha Kurti mediave në Bruksel”.

(Kosova Sot Online)