I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij me sëpatë

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 16:42
I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij me sëpatë

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit, Izet Godeni, 70 vjeçar, i cili dyshohet se vrau dje me sëpatë gruan e tij, Sadije Godeni, 63 vjeçare, shkruan "Kosova Sot Online".

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe pasojës së rëndë të shkaktuar me këtë vepër penale marrë parasysh se me dashje dhe në mënyrë mizore I.G e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G”, thuhet në njoftim.

E ndjera u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan.

(Kosova Sot Online)