Hajnat në aksion, vjedhin dy shtëpi në këtë qytet të Kosovës

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 09:26
Hajnat në aksion, vjedhin dy shtëpi në këtë qytet të Kosovës

Mbrëmë cak i hajnave kanë qenë dy shtëpi në fshatin Sllovi të Lipjanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes derës kryesore duke demoluar dy dhoma dhe kanë vjedhur para e stoli ari, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij. 

Derisa një person tjetër ka raportuar se disa persona kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para e stoli ari, vlera e të cilave nuk dihet.

Vjedhja e parë ka ndodhur rreth orës 17:39, ndërsa tjetra rreth toës 18:53.

(Kosova Sot Online)