Kremlini për fitoren e Netanyahut: Është mirë të kemi liderë izraelitë që ndajnë një "qasje të përbashkët"

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 14:30
Kremlini për fitoren e Netanyahut: Është mirë të kemi liderë izraelitë që ndajnë një

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, thotë se është shumë herët për të folur për një takim dypalësh midis Benjamin Netanyahu dhe liderit rus, por mirëpret rikthimin e afërt të Netanyahu në detyrë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është ende shumë herët. Procesi i formimit të koalicionit do të kërkojë kohë dhe nuk do të jetë i lehtë”, thotë Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Zëdhënësi thekson se “ne patjetër vlerësojmë marrëdhëniet konstruktive me partnerët tanë izraelitë”.

“Është sigurisht e rëndësishme për ne që të shohim njerëz në krye të Izraelit dhe qeverisë, të cilët ndajnë një qasje të përbashkët drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe,” vazhdon ai.

Gjatë qëndrimit të tij 12-vjeçar si kryeministër, Netanyahu zhvilloi një marrëdhënie të ngrohtë personale me Putinin, ndërsa pjesa më e madhe e Evropës dhe SHBA-së e shihnin gjithnjë e më shumë atë si një kërcënim.

Në shkurt të vitit 2022 – ndërsa Netanyahu ishte në opozitë – forcat ruse pushtuan Ukrainën, duke i vendosur udhëheqësit izraelitë Naftali Bennett dhe Yair Lapid në një pozitë të vështirë. Ata u përpoqën t'i sinjalizonin Perëndimit dhe Ukrainës se Jerusalemi simpatizon Kievin dhe popullin ukrainas, duke u siguruar gjithashtu që Izraeli të mos ndërmerrte ndonjë veprim që kërcënonte koordinimin e sigurisë me Rusinë në Siri ose mirëqenien e hebrenjve në Rusi.


(Kosova Sot Online)