Nikolla: U bë Shqipëria dhe Kosova, u bënë shqiptarët këndej e andej kufirit

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 10:44
Nikolla: U bë Shqipëria dhe Kosova, u bënë shqiptarët këndej e andej kufirit

Një mbledhje e tillë e dy kuvendeve në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë as nuk mund të ëndërrohej vite më parë, ka deklaruar kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në fjalën e saj përshëndetëse, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dikur edhe si ëndërr nuk mund të na shfaqej ky moment nga pengesat e panumërta të historisë që ekzistencën, territorin, gjuhën e identitetin na vinin në diskutim.  Teksa ecim nëpër stinë e mote shqiptarët gjetën shekullin e tyre ngado që ata u nisën – nga Prizreni e Vlora, nga Tirana e Prishtina, nga Shkodra e Tetova, nga Tuzi e Gostivari, nga Korça e Presheva”.

“U bë Shqipëria dhe Kosova, u bënë shqiptarët këndej e andej kufirit, qytetarë të denjë të civilizimit që i përkasin”.

Nikolla tha se ajo çka ndodhi më 1912 nuk ishte e tëra që donin shqiptarët.


“Ajo çka ndodhi më 28 nëntor 1912 nuk ishte gjithçka që shqiptarët dëshironin, por ishte guri i themelit mbi të cilin do të ndërtohet e ardhmja”.

Nikolla ka kujtuar shumë nga figurat e mëdha të kombit të të gjitha trojeve shqiptare.

“Sot është dita dhe vendi për të kujtuar martirët e burgjeve komuniste, qëndresëtarët, disidentët, klerët, shkrimtarët, të gjithë ata që s’e humbën kurrë besimin te liria./

(Kosova Sot Online)