Pse komunat janë të pakënaqura me buxhetin që ua jep Qeveria!

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 13:06
Pse komunat janë të pakënaqura me buxhetin që ua jep Qeveria!

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Buxhetin e Kosovës prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Prej tyre 660 milionë i dedikohen qeverisjes lokale dhe komunave, me një rritje për rreth 100 milionë euro, nga 560 sa ishin në vitin 2022.

Megjithatë, me këtë ndarje janë shprehur të pakënaqur disa nga drejtuesit e komunave.

Për projektligjin e buxhetit fillimisht ankesa kishte Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku kanë thënë se në vitin 2020 komunat kanë pranuar 21.7% të mjeteve buxhetore nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2021, 22.1%, kurse në vitin 2022 kjo ka rënë në 19.6. Ndërsa në vitin 2023, do të jetë 20.5%.

(Kosova Sot Online)