Dyshohet se abu*zoi me 5-vjeçaren, arrestohet logopedi nga Kosova

  • A.P /
  • 27 November 2022 - 13:27
Dyshohet se abu*zoi me 5-vjeçaren, arrestohet logopedi nga Kosova

Pasi dyshohet se ka abuzuar psiqikisht me një vajzë 5-vjeçare, sot është arrestuar logopedi Iljasa Fazliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Policia ka njoftuar se përveç Fazliut, janë arrestuar edhe dy persona tjerë, familjarë të fëmijës.


Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. 

I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


(Kosova Sot Online)