Vajza e Jakup Krasniqit nga Kosova shkon në Hagë për t’u fejuar
Për të qenë më afër babait të saj, vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për ceremoninë e fejesës së saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”, ka shkruar ajo.
(Kosova Sot Online)