Sot festohet 28 Nëntori - Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 00:17
Sot festohet 28 Nëntori - Dita e  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Sot shënohet 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. 

Me rastin e kësaj dite, sot në vendet ku jetojnë shqiptarët janë planifikuar një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimit pritet të jetë qyteti i Vlorës, aty ku më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si sot, 110 vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, atë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Në atë kohë, kryengritjet të shumta, shpërthyen në të gjitha zonat e Ballkanit.

Sot Festa e Flamurit festohet kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, Shqipëri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online", Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Ulqin,  Mërgatë.

 

(Kosova Sot Online)