Publikohet videoja e logopedit të arrestuar, duke i rënë fyellit në vendin e punës

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 08:03
Publikohet videoja e logopedit të arrestuar, duke i rënë fyellit në vendin e punës

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një video e logopedit nga Gjilani, Iljas Fazliu, ku shihet mjeku duke abuzuar një vajzë 5-vjeçare e cila vuan nga autizimi përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa, po ashtu ësshtë publikuar një video ku shihet Shefi i Logopedisë në QKUK Iljas Fazliu, i emëruar nga ud. Pranvera Zejnullahu-Raçi, duke i rënë fyellit në vendin e tij të punës në klinikën e ORL-së.

Lidhur me këtë keqtrajtimin e logopedit ndaj vajzës 5-vjeçare.ka reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2022/11/33.mp4

(Kosova Sot Online)