Në Prishtinë vajza kërcënohet me vrasje nga babai

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 08:37
Në Prishtinë vajza kërcënohet me vrasje nga babai

Në Prishtinë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka kërcënuar me vrasje vajzën e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Prishtinë 27.11.2022-14:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike ndaj viktimës femër kosovare-vajzës së tij, dhe të njëjtën e ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)