Glauk Konjufca e Lindita Nikolla bëjnë homazhe te busti i heroit Adem Jashari në Tiranë

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 09:59
Glauk Konjufca e Lindita Nikolla bëjnë homazhe te busti i heroit Adem Jashari në Tiranë

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla, kanë bërë homazhe te busti i komandantit legjendar Adem Jashari në Tiranë, shkruan "Kosova Sot Online".

Konjufca ka uruar ditën e flamurit, popullit shqiptar.

Postimi i plotë:

Me Kryetaren Lindita Nikolla në këtë mëngjes të 28 Nëntorit në Tiranë për homazhe te busti i komandantit tonë legjendar, Heroit Adem Jashari.

Urime Dita e Flamurit!