Kjo është arsyeja se pse Isa Boletini nuk pranoi postin e ministrit që ia ofroi Ismail Qemali

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 11:19
Kjo është arsyeja se pse Isa Boletini nuk pranoi postin e ministrit që ia ofroi Ismail Qemali

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, në një intervistë ka treguar arsyen pse Isa Boletini nuk pranoi postin e ministrit të ofruar nga Ismail Qemali.

Boletini ka treguar se arsyeja se pse Isa Boletini nuk pranoi postin e ofruar nga Ismail Qemali, pasi Boletini i kishte thënë Qemailit se ai kishte punë tjera për të bërë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Modestia e tij tregoi ai ishte përkushtuar për çështjen kombëtare dhe problemi që ishte shfaqur. Ismail Qemali e tregoi personalisht dhe zyrtarisht që Isën ta kishte pranë vetes në momentet e shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Prandaj kërkoi që nga njerëzit e tij që ta siguronin personalitetin e Ismail Qemalit, Isa do i caktonte nga njerëzit e tij, dy djemtë që pa lejen e tyre nuk hynin dot në rezidencën e Ismail Qemalit. Pas kësaj Ismaili i ofroi postin e ministrit të luftës, Isa e refuzoi dhe tha që kam të tjera punë për të bërë tani”, tregoi stërnipi.

(Kosova Sot Online)