Dua Lipa lajm dite në mediet ndërkombëtare: E mori nënshtetësinë shqiptare

  • S.A /
  • 28 November 2022 - 12:31
Dua Lipa lajm dite në mediet ndërkombëtare: E mori nënshtetësinë shqiptare

Dua Lipa, ulli i muzikës botërore nga Kosova,  mori  sotnënshtetësinë shqiptare, dhe lajmi  mori jehonë në mediat ndërkombëtare, transmeton "Kosova Sot Online". 

Dua Lipa u betua dje si shtetasja më e re shqiptare para Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një ceremoni të veçantë. Më pas së bashku me familjen e saj ajo u prit edhe nga presidenti Bajram Begaj.

“Jam shumë krenare. “, tha Dua e cila gjithmonë ka folur me krenari për origjinën e saj shqiptare.

Marrja e shtetësisë shqiptare nga këngëtarja është bërë lajm edhe në ediat ndërkombëtare. Washington Post, DailyMail, PageSix, The Guardian janë vetëm disa prej medieve të huaja që raportuan për marrjen e nënshtetësisë shqiptare të yllit ndërkombëtar të muzikës.

Këngëtarja ndodhet në Tiranë për festat e Nëntorit. Ajo do të përmbyllë turin e saj botëror “Future Nostalgia” me një koncert falas në sheshin Skëndërbej, në 28 Nëntor, ditën e pavarësisë.

(Kosova Sot Online )