Klinaku: Në emër të bashkë luftëtarëve tanë në Hagë që gjenden prapa grilave, iu urojmë 28 nëntorit

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 14:10
Klinaku: Në emër të bashkë luftëtarëve tanë në Hagë që gjenden prapa grilave, iu urojmë 28 nëntorit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka uruar 28 nëntorin, shkruan "Kosova Sot Online".

Klinaku ka uruar festën e flamurit në emër të OVL-së dhe në emër të bashkëluftëtareve që ndodhën në Hagë.

“28 nëntori koincidon me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, po ashtu dalja publik e UÇK-së në vitin 1997. Në kohën kur Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Hradinaj, dalin publikisht në emër të UÇK-së dhe i tregojnë popullit shqiptar se ktu ka zot dhe do të luftohet për tokat e shqiptarëve. Në emër të OVL po ashtu edhe në emër të bashkëluftëtareve tanë në Hagë që gjenden prapa grilave, iu urojmë festën e 28 nëntorit”, tha ai.

(Kosova Sot Online)