Borrell: Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në vrimë të zezë

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 15:13
Borrell: Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në vrimë të zezë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell tha se Rusia po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një "vrimë të zezë" duke e shtyrë atë në errësirë dhe të ftohtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke folur për gazetarët përpara se të marrë pjesë në takimin e ministrave të zhvillimit të vendeve të BE-së, ai tha se tema kryesore e takimit do të jetë restaurimi i Ukrainës.

"Ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Putini vazhdon të bombardojë Ukrainën. Putini po përpiqet ta kthejë Ukrainën në një vrimë të zezë ku nuk ka dritë, energji elektrike dhe ngrohje, në mënyrë që të vendosë ukrainasit në errësirë dhe të ftohtë."

Përfaqësuesi i BE-së vuri në dukje se në takim do të diskutohet për situatën në Ukrainë edhe përsa i përket dimensionit të saj të krizës humanitare.

(Kosova Sot Online)