Walter: Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla si ai ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 19:10
Walter: Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla si ai ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë për marrëveshjen për targat që u arrit ditë më parë.

Ai ka deklaruar se zgjidhja e kësaj çështje mes Prishtinës dhe Beogradit tregon se Bashkimi Evropian ka arritur të shmangë konflikte.

"Për sa i përket konfliktit, mendoj se kjo shkon me pyetjen e fundit, sepse zgjidhja e konfliktit ndoshta ka treguar edhe një herë se sa e rëndësishme është Evropa, sa i rëndësishëm është Bashkimi Evropian në rajon. Nëse nuk do të ishte kjo dëshirë ndaj Evropës, atëherë në thelb Evropa nuk do të kishte fuqi negociuese në konflikte të tilla ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

(Kosova Sot Online)