Berisha: Edhe këtë 110 vjetor mijëra shqiptarë po largohen nga dëshpërimi

  • A.P /
  • 28 November 2022 - 20:44
Berisha:  Edhe këtë 110 vjetor mijëra shqiptarë po largohen nga dëshpërimi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar  se shqiptarët kanë braktisur vendit si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe qeverisë së tij pa atdhe dhe pa flamur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

"Ky është 110 vjetori i Pavarësise së Shqiperisë nën monizmin e Edi Ramës! Rama dhe qeveria e tij e shpopullimit të Shqiperisë  janë pa atdhe, pa komb e flamur! Te dashur miq, këtë 110 vjetor edhe në këtë dite të bekuar qindra e mijëra shqiptarë janë të detyruar të largohen nga vendi, nga mjerimi, nga dëshpërimi" , ka theksuar ai.

"Të detyruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij  pa atdhe, pa komb, e pa flamur, pjesa më vitale e shoqërisë lë pas familjen, njerëzit më të dashur, Shqipërinë. Po qeveri e turpit dhe gomoneve po përzë të rinjtë tanë, fëmijët tanë, të largohen nga toka e tyre.

Duke ju uruar të gjithë atyre Gëzuar Ditën e Pavarësisë, zotohem në emër të Partsë Demokratike se do bëjmë gjithçka që ashtu siç përmbysëm 30 vite më parë monizmin komunist të etërve xhelat të Edi Ramës do të përmbysim monizmin e tij të bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin që po ju dëbon ju sot nga votrat tuaja. Gëzuar! Rroftë Shqipëria", ka shkruar Berisha.


(Kosova Sot Online)