Koci: Nuk do të na duhet liberalizimi i vizave, me këtë trend të emigrimit të popullatës

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 11:54
Koci: Nuk do të na duhet liberalizimi i vizave, me këtë trend të emigrimit të popullatës

Avokati i njohur nga Kosova, Arianit Koci, ka bërë një shkrim rreth liberalizimit të vizave dhe largimit të shumë qytetarëve nga Kosova, shkruan "Kosova Sot Online".

Koci është shprehur se me këtë trend të emigrimit të popullatës, nuk do të ketë nevoj për liberalizim të vizave.

Koci ka shkruar se shumë njerëz që ai i ka njohur, janë larguar për një jetë më të mirë jashtë Kosovës.

Postimi i plotë:

Nuk do të na duhet liberalizimi i vizave, me këtë trend të emigrimit të popullatës.

Krijoj miqësi shumë lehtë, prandaj edhe po e vërej këtë fenomen.

Shumica prej djemve dhe vajzave që kanë punuar në kafene dhe parkingje ku une gravitoj, e kanë gjetë mënyrën me e fillu jetën e re, jashtë Kosovës.

I njoh me emra dhe mbiemra. Më ka ndodhë me pi kafe dhe me bisedu për hallët e tyre.

Sot në mëngjes, një burrë rreth të 40-ave - ka punuar në kafene afër zyrës, m’u lajmërua prej Suedisë.

Gjynah se shumë punëtor dhe person i mirë është.

Gruan dhe fëmijet i kishte marrë me vete.

Sipas tij, ka lindë për së dyti.

(Kosova Sot Online)