Çartet Aleksander Vuçiq, thotë se është presidenti më budalla në botë

  • S.A /
  • 29 November 2022 - 12:38
Çartet Aleksander Vuçiq, thotë se është presidenti më budalla në botë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë për TV Pink ka thënë se i vjen keq për vendimin e tij që Serbia të braktis minimin e litiumit dhe thotë se me marrjen e një vendimi të tillë është treguar “presidenti më budalla në botë”, shkruan mediumi serb N1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Këto deklarime Vucic i ka bërë teksa ka folur për protestën e aktivistëve për mbrojtje të ambientit përpara ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Ai ka thënë se nuk e kupton pse ata po protestojnë përpara Qeverisë.

“Kur të protestojnë ata duhet të protestojnë përpara Presidencës”, ka thënë Vuçiq duke paralajmëruar edhe përballje me ta, meqë çmimi i litiumit në bursa ka shkuar në 82 mijë e 500 dollarë për ton.

(Kosova Sot Online )