Haradinaj në 10-vjetorin e lirimit nga Haga: Përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 13:07
Haradinaj në 10-vjetorin e lirimit nga Haga: Përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me 10-vjetorin e lirimit nga të gjitha akuzat nga Gjykata e Hagës, shkruan "Kosova Sot Online".

Haradinaj ka postuar në "Facebook", një video ku ka shkruar se për të është një datë më rëndësi.

Kreu i AAK- ka shkruar se sot është përvjetori i lirisë së tij, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, sot për mua është një datë e rëndësishme, është përvjetori i lirisë sime, por edhe i vulosjes së pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.

Edhe pse çlirimtar, luftëtar për liri në tokën time, më 17 nëntor 2004 jam ftuar për herë të parë për intervistim nga Gjykata e Hagës. Që nga ajo ditë e deri më 29 nëntor 2012 ka zgjatur ndjekja ligjore ndaj meje. Edhe pse në aktgjykimin e parë jam liruar si i pafajshëm, pas disa viteve jam ftuar për herë të dytë në rigjykim.

Përfundimisht, sot para 10 viteve, mora aktvendimin e pafajësisë. Lufta për pafajësinë time zgjati po aq sa zgjati lufta për liri.

Falënderoj gjithë ata që nuk humbën besimin në mua dhe në pafajësinë time, e mu gjenden pranë në të gjitha mënyrat!

(Kosova Sot Online)