Albin Kurti përmend vrasjen e mësimdhënëses në Prishtinë, thotë se s’do të lejojnë më ngjarje të tilla

  • E.K /
  • 29 November 2022 - 14:30
Albin Kurti përmend vrasjen e mësimdhënëses në Prishtinë, thotë se s’do të lejojnë më ngjarje të tilla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hapi ngjarjen ku po diskutohet për viktimat e dhunës në familje, duke thënë se qeveria që ai udhëheq ka treguar përkushtim serioz kundër dhunës në familje.

Kurti përmendi vrasjen e para pak ditëve, ku një mësimdhënëse 63 vjeçare u vra me sëpatë nga burri i saj 70 vjeçar, në Prishtinë.

Ai, këtë ngjarje e cilësoi si barbare, ku sipas tij qeveria nuk do të lejojë që raste të tilla të përsëriten.

(Kosova Sot Online)