Policia e gjobit pasi voziti dyfish më shumë se shpejtësia e lejuar

  • A.P /
  • 29 November 2022 - 20:15
Policia e gjobit pasi voziti dyfish më shumë se shpejtësia e lejuar

Me datën 28 nëntor 2022, në ora 18:55 gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 146 km/h.

Drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.

(Kosova Sot Online)