6-vjeçarja kosovare vdes në një aksident trafiku në Gjermani, sot varroset

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 07:44
6-vjeçarja kosovare vdes në një aksident trafiku në Gjermani, sot varroset

Sihana Gashi, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani, përcjell "Kosova Sot Online".

6-vjeçarja ishte me prejardhje nga Kosova.

Sihana do të varroset në orën 14:00, te varrezat në Sarnen të Zvicrës.

Në aksident kanë pësuar lëndime të rënda edhe prindërit e Sihanës, babai 41-vjeçar dhe nëna 37-vjeçare.

(Kosova Sot Online)