Haziri: Po përgatitemi ta marrim qeverinë si parti e parë, i themi “JO” partive opozitare

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 08:34
Haziri: Po përgatitemi ta marrim qeverinë si parti e parë, i themi “JO” partive opozitare

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka  thënë se ky subjekt politik është duke u përgatitur për zgjedhjet e saj të brendshme.

Ai përveç kësaj, ka shtuar se ata po përgatiten që ta marrin Qeverinë si parti e parë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Ne jemi duke u përgatitur si parti politike,,për zgjedhjet e brendshme sipas kalendarit zgjedhor. Ne po përgatitemi ta marrim qeverinë si parti e parë. Ne it hemi “JO” PDK-së dhe partive tjera opozitare. Ne e kemi grupin tonë parlamentar, dhe me këto kapacitete ne do t’i përfaqësojmë politikën tonë si lidershpi të lidhur me një agjëndë të zhvillume. Deri në fund të këtij viti, LDK-ja do t’i zbardh qëllimet”, ka thënë Haziri.

(Kosova Sot Online)