Fillojnë talljet në Serbi me deklaratën e Vuçiqit se “është presidenti më budalla në botë”

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 09:05
Fillojnë talljet në Serbi me deklaratën e Vuçiqit se “është presidenti më budalla në botë”

Në Serbi kanë filluar talljet, rreth deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku ai ka thënë se ai “është presidenti më budalla në botë”, transmeton "Kosova Sot Online".

Savo Manojloviq, drejtori i fushatës Nisu-ndrysho, ka komentuar paraqitjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Pink.

Ai ka shkruar: “Presidenti dhe Goca Uzelac (drejtuesja e emisionit)”. Dhe guri do të qante. Nga qielli që bie shi, por Goca është një profesioniste e vërtetë, që nuk derdh lot. Sa dhimbje ka, a do ta kalojë”, ka ironizuar ai.

(Kosova Sot Online)