Spitali i Pejës kërkon ndihmë, ankohen se lopët po hyjnë në oborr si dhe qentë endacak

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 09:19
Spitali i Pejës kërkon ndihmë, ankohen se lopët po hyjnë në oborr si dhe qentë endacak

Spitali i Përgjithshëm Pejës, ka shprehur shqetësimin e tyre se në oborrin e spitalit të Pejës, po futen bagëtitë në oborrin e Spitalit si dhe ka numër të madhë të qenëve endacak, ku siç thuhet në njoftim po rrezikojnë vizitorët dhe personelin  e tyre, shkruan "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e tyre thuhet se futja e bagëtive rrezikon pacientët nga infeksionet.

Spitali ka kërkuar ndihmë nga intitucionet përkatëse që të ndërmerren masa  konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenëve endacak.

Postimi i plotë:

Apel për ndihmë në punën e Spitalit!

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shfaq shqetësimin lidhur me fenomenin e pandërprerë që po ndodhë që sa vite lidhur me futjen e bagëtive në oborrin e Spitalit nga personat e pandërgjegjshëm, si dhe me numrin e madhë të qenëve endacak që rrezikojnë vizitorët dhe personelin tonë.

Futja e bagëtive më konkretisht numrit të madhë të lopëve në oborrin e Spitalit rrezikon në skajshmëri pacientët nga infeksionet, shkakton dëme në bimët që janë kultivuar dhe ruajtur për vite, dhe dëmton jashtëzakonisht imazhin e Institucionit tonë.

Personat e pandërgjegjshëm futjen e lopëve në oborrin e Spitalit e bëjnë duke dëmtuar rrethojat e oborrit apo formave tjera dhe me gjithë përpjekjet e punëtorëve teknik që zakonisht një nga ta duhet tërë ditën të merrët me largimin e bagëtive nuk po arrihet që të parandalohet futja e këtyre bagëtive.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë në mënyrë të vazhduar për vite me rradhë përmes shkresave, fotografive e videove ka kërkuar nga organet përgjegjëse: Inspektoriati i Komunës së Pejës, Policia e Kosovës, Inspektoriati Sanitar që të ndërmerren masa ndaj pronarëve të këtyre bagëtive por ky fenomen asnjëherë nuk ka arritut që të parandalohet.

Përmes kësaj komunikate apelojmë tek të gjitha Institucionet e nivelit Komunal dhe atij Qeveritar dhe tek Individët e tjerë që të na ndihmojnë duke marrë masa konkrete ndaj pronarëve të bagëtive dhe duke zgjedhur problemin e qenëve endacak sepse kjo është pengesë e jashtëzakonshme për punën e Institucionit tonë shëndetësorë.

(Kosova Sot Online)