Gazetari gjerman që e intervistoi Albin Kurtin është shprehur i habitur me këtë deklaratë të Kurtit

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 10:37
Gazetari gjerman që e intervistoi Albin Kurtin është shprehur i habitur me këtë deklaratë të Kurtit

Gazetari i të përditshmes gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens, disa ditë më parë realizoi një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, transmeton "Kosova Sot Online".

Gazetari gjerman ka reaguar në Twitterin e tij se është shprehur i çuditur se si Kurti ka pranuar se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka informacione më shumë sesa kryeministri i  Kosovës për situatën në Veri të vendit.

“Unë personalisht u habita që z. Kurti pranoi se ai dinte më pak për një zhvillim të caktuar në vendin e tij sesa ambasadori i SHBA-së, pasi politikanët zakonisht preferojnë të gënjejnë sesa të thonë sinqerisht se dinë (ose nuk dinin) diçka”.

(Kosova Sot Online)