Karaçeva për festën e flamurit kombëtar nderon KFOR-in dhe Policinë e Kosovës
Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës, me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë së shtetit amë, Shqipërisë, më vitit 28 Nëntor 1912, ka organizuar pritje të veçantë për pjesëtarët e sigurisë nga policia e Kosovës dhe KFOR-i. Me vendim të Bashkësisë Lokale janë ndarë mirënjohje për KFOR-in kampit Bonstil, për sjelljen e kontributin e madh të NATO-s me qendër në Bruksel dhe policinë e Kosovës. Oficerët dhe eprorët ushtarak janë falënderuar në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar. Me anë të mirënjohjeve janë falënderuar të gjithë për angazhimin dhe ndihmën e dhënë vazhdimisht për siguri brezin kufitar, zona e Karaçevës dhe për tërë territorin e Republikës së Kosovës. lokale ka falënderuar edhe Brukselin zyrtar, në krye me Shtetet e Bashkuar të Amerikës dhe të gjitha shtetet mike. Për kontribut është falënderuar dhe polica e Kosovës, eprorët policor pa ndihmën e të cilëve është e pa mundur të jetohet në këtë zonë kufitare të kësaj Bashkësie Lokale. Mirënjohjet u shpërndan nga kryetari i BL- Selver Lenjani.
(Kosova Sot Online )