Kjo është mosha e viktimës që vdiq në QKUK pas aksidentit që ndodhi javë më parë në Lipjan

  • S.A /
  • 30 November 2022 - 12:24
Kjo është mosha e viktimës që vdiq në QKUK pas aksidentit që ndodhi javë më parë në Lipjan

Sot Policia përmes raportit 24-orësh njoftoi se ka vdekur një person që ishte duke u trajtuar në QKUK, pasi i njëjti kishte qenë i përfshirë në një aksident trafiku 18 ditë më parë, transmeton "Kosova Sot Onlkine".Zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, tha se viktima është i moshës 13-vjeçare.

Ky aksident kishte ndodhur rreth orës 21:00 në Lipjan.

“Lipjan 12.11.2022, 21:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte në trajtim në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku sot me datë 29.11.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )