Muja: Vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen në çdo cep të territorit

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 13:12
Muja: Vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen në çdo cep të territorit

Deputeti i VV -së, Armend Muja, ka thënë se ligjet e Kosovës dhe vendimet e qeverisë duhet zbatohen në çdo cep të territorit, përcjell "Kosova Sot Online".

“Radojçiq nuk është më dhe nuk do të jetë ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës. Kosova është e interesuar që qytetarët e vendit në veri të ndihen mirë dhe bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë dhe avancimin e standardit të jetesës. Por kjo nënkupton edhe detyrimisht shkëputjen e krimit të organizuar nga politika”, tha ai.

“Kosova ka përgjegjësi dhe obligime ndaj secilit të Kosovës. Ligjet e këtij Kuvendi, vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen në çdo cep të territorit. Institucionet e shtetit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e vendimmarrjes”, shtoi Muja

(Kosova Sot Online)