Von Der Leyen: BE kërkon të krijojë gjykatën për të hetuar kri*met e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 14:26
Von Der Leyen: BE kërkon të krijojë gjykatën për të hetuar kri*met e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë

Bashkimi Evropian do të përpiqet të krijojë një gjykatë të specializuar, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë, tha të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Ne jemi gati të fillojmë të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të marrë mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare për këtë gjykatë të specializuar," tha Von Der Leyen.

Rusia, e cila i quan veprimet e saj në Ukrainë një "operacion special ushtarak", ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

(Kosova Sot Online)