"institucionet nga Prishtina paraqesin problemin kryesor në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit"

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 14:40

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Qeveria në Kosovë paraqet pengesë për vazhdimin e dialogut dhe një rrezik për paqen dhe stabilitetin rajonal sepse bën lëvizje të njëanshme.

Daçiq, theksoi se institucionet nga Prishtina paraqesin problem në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, transmeton "Kosova Sot Online".

“Nuk e di se çfarë mesazhi do të ishte për Serbinë, e cila ka qenë e saktë gjatë gjithë këtyre viteve, e cila ka qenë një partner i parashikueshëm dhe që vazhdimisht përballet me kërcënime, presione dhe kushte, për dallim nga përfaqësuesit e Prishtinës që praktikisht shpërblehen për gabimet e tyre dhe mospërmbushjen e detyrimeve të marra ndërkombëtarisht”, ka thënë Daçiq në një deklaratë për Tanjug.

“Republika e Serbisë asnjëherë nuk ka qenë kundër qytetarëve të rajonit tonë që të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të BE-së. Diçka tjetër është në lojë. Para disa ditësh ishim dëshmitarë se institucionet e përkohshme nga Prishtina paraqesin problemin kryesor në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, që paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin rajonal”, u shpreh Daçiq.

(Kosova Sot Online)